Kalo te përmbajtja
SHKODËR & RRETHINATPËRVOJË NGA ANGLIA
Për arkitektët · Shkodër

Detaji juaj. Zbatim i koordinuar.

Partneriteti nis me projektin: kuota të konfirmuara, materiale të specifikuara, ofertë me zëra të ndarë dhe komunikim të qartë në kantier.

Sami Uraj · Bashkëpunime

Një partner që
e kupton detajin.

Rreth 10 vite përvojë profesionale në Angli me drywall, tavane dhe finishing. Tani i disponueshëm për diskutimin e projekteve në Shkodër dhe veri të Shqipërisë.

Kërko vlerësim projekti
Koncept ilustrues i një detaji tavan-mur me fugë perimetrale

Pamje ilustruese; jo projekt i realizuar.

Detaj i konfirmuar para montimit

Kuotat, perimetri, profili dhe kalimet diskutohen sipas vizatimit. Për detaje të reja propozohet mostër për miratim.

Preventiv që mund të krahasohet

Sipërfaqet, detajet lineare, sistemi dhe niveli i përfundimit paraqiten veçmas. Kufijtë e punës shkruhen qartë.

Koordinim në kantier

Hapjet, përforcimet dhe aksesi konfirmohen me elektricistin, hidraulikun dhe mobiluesin para mbylljes.

Ndryshime të dokumentuara

Ndryshimi i projektit, çmimit ose afatit konfirmohet përpara zbatimit. Fotografitë dokumentojnë fazat e rëndësishme.

Dorëzim me kontroll

Punimi shqyrtohet sipas specifikimeve dhe një liste detajesh për mbyllje.

Fillim me një detaj ose ambient

Besimi mund të ndërtohet me një punim të kufizuar, me specifikim, çmim dhe afat të dakordësuar.

Çfarë na duhet për ofertën.

  • Planimetria dhe lartësitë e punimit.
  • Vizatimet e detajeve dhe specifikimi i sistemit.
  • Plani i ndriçimit dhe pikave të aksesit.
  • Afati, gjendja dhe aksesi në kantier.
  • Niveli i përfundimit dhe kufijtë e punës.
Dërgo projektin
Po planifikoni një punim me gips?TelefonoKërko ofertë